AKeR shpk

ARKEOLOGJI KONSERVIM e RESTAURIM

Flag
Flag  

 

 

Ne Zotërojmë:

LIÇENCA individuale për RESTAURIM, Nr. R. P. 1 (Ministria e Kulturës), datë 19.04.2007

LIÇENCA për shoqëri ndërtimi-RESTAURIMI, Nr. R. SH. 8 (Ministria e Kulturës), datë 05.05.2009

LIÇENCA individuale për ARKEOLOGJI, Nr. 1 (Ministria e Kulturës), datë 26.10.2009

LIÇENCA për shoqëri ARKEOLOGJIKE, Nr. 1 (Ministria e Kulturës), datë 26.10.2009

LIÇENCA individuale për ARKEOLOGJI, Nr. 11 (Ministria e Kulturës), datë 12.07.2012

 

 
 

Shoqëria AKeR shpk Tiranë është shoqëria e parë për arkeologji dhe restaurim e liçensuar në Shqipëri, një degë e Firmës së specializuar gjermane Stadt- und Landschaftsarchäologie me qendër në Köln dhe Berlin.

Shoqëria AKeR shpk u themelua në vitin 2009, pasi Shqipëria ka nënshkruar  në 2008 „Konventën Evropiane të Arkeologjisë së Shpëtimit (ratifikuar)“ (hartuar në vitin 1992, Maltë).

 

AKeR shpk ofron shërbime në fushën e Arkeologjisë dhe të Restaurimit të Monumenteve të Kulturës:

·        Veprimtari arkeologjike në terren, si:

                                   - Vëzhgim arkeologjik sipërfaqësor (Survey)

                                   - Sondazhe arkeologjike

                                   - Gërmime arkeologjike të shpëtimit pra dhe gjatë punimeve të ndërtimit

·       Konservim dhe Restaurim i Monumenteve të Kulturës, të strukturave dhe gjetjeve arkeologjike të të gjitha llojeve dhe epokave historike për qëllime muzeore.

·       Anastilosis, translocim dhe konservim të strukturave arkeologjike in situ  për qëllime muzeore (mozaik, dysheme, pikturë murale, mure).

·       Përpunimi shkencor i rezultateve të gërmimit arkeologjik dhe të restaurimit deri në dorëzimin e dokumentacionit dhe gjetjeve në Arkivë, si dhe hartimi i raportit shkencor disagjuhësh për botim.

·       Botime shkencore dhe popullore në fushën e arkeologjisë, restaurimit, historisë, arkitekturës dhe artit.

·       Sensibilisimi i opinionit brenda dhe jashtë vendit nëpërmjet konferencave, simpoziumeve dhe ekspozitave mbi historinë e qendrave arkeologjike, të historisë së artit dhe të arkitekturës.

·        Kualifikimi profesional në fushën e arkeologjisë, të historisë së artit dhe të arkitekturës.

·       Ekspertiza, koncepte dhe projekte për mbrojtjen, ruajtjen, ekspozimin dhe përdorimin e qendrave arkeologjike dhe monumenteve të kulturës.

 

 

Punonjësit e Ekipit tonë zotërojnë një përvojë mbi dyzetvjeçare në të gjithë Evropën (veçanërisht në Ballkan, Itali dhe Gjermani), si dhe në Lindjen e Afërme.

 

Dokumentacioni ynë shkencor dhe teknik në terren plotësohet me teknologji ultra-moderne si Total Station, GPS me performancë të lartë profesionale, si edhe me Skanerin 3 Dimensional. Prej më se katër vjet kemi vënë në përdorim në Shqipëri Scanerin Laser 3 Dimensional të Modelit Amerikan TRIMBLE për dokumentimin e monumenteve historike, siteve arkeologjikë, veprave arkitekturore, monumentet inxhinierike (urat, rrugët, etj.).

 

 

 

 

 

 

Durrës, ish-Lulishtja “1 Maji”, rrugët dhe kanalet e qytetit antik.

 

 

 

Qysh me themelimin e Shoqërisë në vitin 2009, punonjësit tanë kanë drejtuar projektet e mëposhtëme:

 

Gërmime arkeologjike:

- Durrës, rruga Troplini, Gërmin arkeologjik i shpëtimit në qendrën e qytetit antik (struktura helenistike, romake dhe     bizantine) (2009).

- Durrës, ish-Lulishtja „1 Maji“, Gërmin arkeologjik i shpëtimit në një lagje urbane të qytetit antik, në përdorim     intensiv prej kohës arkaike deri në mbarim të antiketit të vonë (2010).

- Durrës, rruga Vasil Kuqi, Gërmin arkeologjik i shpëtimit në periferi të qytetit antik (varre dhe struktura ndërtimore     prej kohës helenistike deri në kohën bizantine) (2012).

 

Restaurime:

- Bylis, Parku arkeologjik, Restaurim i Basilikës A (2009).

- Bylis, Parku arkeologjik, Restaurim i Basilikës B (2009).

- Bylis, Parku arkeologjik, Restaurim i Basilikës C (2009).

- Bylis, Parku arkeologjik, Restaurim i Basilikës D (2009).

- Butrint, Parku arkeologjik, Restaurimi i segmentit të murit të shembur me gjatësi 40 m në afërsi të Akropolit (në                    hapsirën midis Bazilikës së Akropolit dhe Bazilikës së Madhe) (2009)

- Durrës, ish-Lulishtja „1 Maji“, Translocim dhe konservim i një mozaiku romak nga shtëpia 5 për qëllime muzeore     (2010-2011)

- Durrës, ish-Lulishtja „1 Maji“,Translocim dhe konservim i një mozaiku romak nga shtëpia 50 për qëllime muzeore           (2010)

- Durrës, ish-Lulishtja „1 Maji“,Translocim dhe konservim i një mozaiku bizantin nga shtëpia 36 për qëllime muzeore     (2010)

- Durrës, ish-Lulishtja „1 Maji“,Translocim dhe konservim i një dyshemesë së një punishteje të përpunimit të qelqit në     shtëpi 21 për qëllime muzeore. (2010)

- Durrës, Amfiteatri i Durrësit - Projekt mbi çlirimin restaurues të sipërfaqes së Arenës prej dy banesave (2011)

- Durrës, ish-Lulishtja „1 Maji“, Pastrim, konservim dhe restaurim të më shumë se 900 monedhave, si dhe një numër të     madh objekteve metalike (prej shek. 5 para Kr. deri në fund të  antikitetit të vonë) (2010-2012)

- Durrës, ish-Lulishtja „1 Maji“, Restaurime dhe rikonstruksione të Vazove dhe objekteve të tjera prej qeramike për     qëllime muzeore (2010-2012)

- Durrës, rruga „Vasil Kuqi“,Pastrim, konservim dhe restaurim të monedhave antike, si dhe objekteve metalike dhe     objekteve prej qeramike (prej shek. 5 para Kr. deri në fund të  antikitetit të vonë) (2012)

 

 

 

Matje me 3-D-Laserscanner:

- Durrës, ish-Lulishtja “1 Maji”, Matje e të gjithë lagjes romake, e zbuluar gjatë          gërmimit të shpëtimit, me 3-D-Laserscanner profesional Trimble (2010-2011).

 

 

 

 

 

 

 

 

 
 

AKeR shpk

 

Drejtor: Prof. Gjergj Frasheri

Cel: 00355-(0)68-6034882

Tel: 00355-(0)44 50 0611

Fax: 00355-(0)44 50 0612

 

Tiranë ∙ rr. Mihal Grameno (Dalip Zavalani), Pall. 4, Ap. 3
E-mail: stadtarchaeologie@t-online.de

gjergjfrasheri@gmail.com

Homepage: www.stadtarchaeologie-aker.org

 

 

 
Partnerë ndërkombëtar:

QENDRA Frasheri

 

Stadt- und Landschaftsarchäologie

• Büro für Bodendenkmalpflegerische Gutachten